Lajm i Fundit, Coronavirus

Dalin rezultatet e 1,012 mostrave të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka publikuar rezultatet e 1,012 mostrave të testuara në  24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, nga këto mostra të marra 215 prej tyre janë konfirmuar pozitive me COVID-19, duke e rritur numrin total  të të infektuarve deri më tani në 50 mijë e 620.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes nga coronavirusi , ndërsa numri total i vdekjeve deri më tani ka arritur në 1,309.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 428 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 39 mijë e 562, kurse numri i rasteve aktive është 9749.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.