Foto: BBC

COVID-19, u merren mostrat 3 gjilanasve që punojnë në "Bondsteel"

Komuna e Gjilanit është ndër komunat e para të prekura me coronavirus.

Deri më tani në këtë komunë janë 21 persona të infektuar.

Ndërsa, sot u janë marrë mostrat tre qytetarëve dhe rezultati pritet të dalë sonte në mbrëmje.

Të tre këta persona kanë punuar në kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Gjilanit, Selami Xhemajli.

“Tre mostra janë marrë sot, dhe priten rezultatet e tyre. Të tre kanë punuar në “Bondsteel””, konfirmoi ai.

Tutje, Xhemajli thotë se dje nuk kanë marrë asnjë mostër por njëri nga punëtorët e “Bondsteel” ka shkuar vetë në Klinikën Infektive.

Deri më tani në vend janë 387 të infektuar me COVID-19, prej tyre 66 janë shëruar dhe 9 kanë vdekur.