Foto: KALLXO.com

COVID-19, 2 pacientë në Mjekim Intensiv në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë po trajtohen në QKUK dhe Spitalet Regjionale.

Nga 11 pacientë, 5 janë të konfirmuar me COVID-19 kurse 6 janë negativizuar nga virusi.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Në Klinikën Infektive janë 7 pacientë, në Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive janë 2 pacientë, në klinikën e Pediatrisë 1 pacient, kurse në Spitalin e Gjakovës 1 pacient.