Burri i raporton në Polici dy të dyshuar për shantazh ndaj bashkëshortes së tij

Një burrë në Istog ka raportuar në Policinë e Kosovës, dy persona të cilët dyshohet që janë duke e shantazhuar në vazhdimësi me publikimin e disa fotografive intime bashkëshorten e tij.

Sipas ankuesit bashkëshortja e tij, katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.