Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Braktiset një fëmijë në Lipjan, rasti po hetohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se dje në Lipjan është raportuar se një fëmijë është braktisur.

Sipas policisë vajza e vogël është braktisur nga një grua dhe një burrë.

Tutje policia sqaron se rasti është duke u hetuar.