Presidenti francez, Emmanuel Macron - Foto: REL/AFP

Macron: Aleanca e NATO-s po përjeton një 'vdekje truri'

Presidenti i Francës Emanuel Macron e ka përshkruar NATO-n si “tru-vdekur”, duke vënë theksin në mënyrën si ai e sheh këtë aleancë euroatlantike në zhdukje, nga garantuesi i tyre kryesor, ShBA-të.

Në një intervistë për “The Economist”, ai thekson dështimin e ShBA-së për të kontaktuar NATO-n para se t`i tërhiqte trupat nga veriu i Sirisë.

Ai madje ngjalli dyshime nëse anëtarët e NATO-s do mbanin ende qëndrim të përbashkët mbrojtës.

NATO feston 70 vjetorin që prej themelimit muajin tjetër në një samit në Londër.

“Ajo që po përjetojmë për momentin është një vdekje truri e NATO-s”, u shpreh Macron.

Ai paralajmëroi anëtarët Evropian se nuk do vareshin më nga Amerika për mbrojtje të Aleancës, e themeluar në fillim të luftës së ftoftë për të rritur sigurinë e Evropës Perëndimore dhe ShBA-së.

Kapitulli i pestë i NATO-s, deklaron se një sulm në një nga anëtarët do marrë përgjigje të përbashkët nga Aleanca.

Por Macron nuk ishte i sigurt nëse kjo ende vlen kur u pyet, “nuk e di”, ishte shprehur ai, raporton CNN.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!