Borrell për formimin e Qeverisë: Nuk duhet të ketë intervenime nga jashtë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media pas takimit me presidentin Thaçi ka folur për stabilitetin, formimin e institucioneve dhe liberalizimin e vizave.

Borrell deklaroi se është në interes të tyre që të sigurohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë.

“Jam këtu për të ofruar ndërmjetësimin tonë, t’i përgjigjemi besimit tuaj dhe të vazhdojmë bashkëpunimin. Po e them këtë sepse për mua sepse Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Po e shoh vuajtën që keni pasur ju edhe vendet tjera të Ballkanit dhe dëshirojmë të sigurojmë stabilitetin dhe siguri për secilin. Nuk po e bëjmë për shkak të publikut po vërtet mendojmë kështu sepse është edhe në interesin tonë. Nuk mund të lejojmë që të kemi Ballkanin të ndarë dhe të ndalojmë vuajtët që kanë ndodhur”, tha ai.

Shefi i diplomacisë evropiane, sa i përket formimit të institucionet e reja tha se nuk duhet të ketë ndikime nga jashtë që të formojnë qeverinë.

“Nuk duhet lejuar intervenime sepse kosovarët janë njerëz të lirë duhet të vendosin vetë për fatin e tyre, dhe është punë e tyre që të formojmë qeverinë dhe se çfarë do të ndodhë, ajo që ne dëshirojmë të shohim është një qeveri sa më shpejtë që është e mundur dhe jam shumë i lumtur që Presidenti më sqaroi se kjo do të ndodhë shumë shpejtë”, u shpreh Borrell.

Ndërkaq sa i përket liberalizmit të vizave për të cilin presidenti Thaçi u shpreh i zhgënjyer nga BE, Borrell nuk premtoi se kur do të ndodhë, por që sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që kjo të ndodhë.

“E di që liberalizimi i vizave është një çështje shumë e ndjeshme dhe kuptoj në plotësi. Nuk mund të ju premtojmë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave pasi që kjo duhet të mirët nga shtetet anëtare por mund të them se nga ana e Komisionit Evropian, i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim dhe është koha e duhur që të përfundohet më kërkesa teknike, dihet që Kosova dëshiron të lëviz mund të iu siguroj se nga ana jonë, kjo do të merret diçka shumë shpejtë për secilin shtet”, tha ai.

Më tej ai bëri të ditur se do të investojnë 75 milionë euro për të ulur emetimin e gazit.

“Unioni Evropian më shumë se 1 miliardë euro ka investuar në sektorin e ndërtimtarisë  dhe transportit janë investuar më shumë se 100 milionë euro. Jam i lumtur që sot do të ofrojmë 75 milion euro për të ulur emetimin e gazit dhe tymit që po vranë shumë qytetarë në Kosovë”, tha Borrell.

Borrell me mesazh për Amerikën pas marrëveshjeve për linjën ajrore e hekurudhore Prishtinë-Beograd