Bordi i KEK-ut suspendon kryeshefin e arrestuar Nagip Krasniqin

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për suspendimin nga puna të kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit.

“BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës  së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm”- thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. kryeshefit ekzekutiv, bordi ka emëruar Perparim Kabashin, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit.

Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim që Krasniqi të dërgohet në paraburgim.