Foto: Ilustrim

Bllokohen kosovarët në kufirin Kroaci - Mali i Zi, Ministria e Jashtme ka një apel

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët vijnë nga jashtë shtetit që mos të nisen drejtë Kosovës pa dokumentet e nevojshme.

Ministria ka njoftuar se një autobus me 12 shtetas të Kosovës nuk janë lejuar të kalojnë kufirin në Kroaci e as në Mal të Zi.

“Sot Ministria ka bërë përpjekje t’ju vije në ndihmë shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Autobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është ndaluar nga autoritetet, ngase Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë (prej nga janë nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MPD-së.

Një njoftim për këtë ngjarje e ka bërë edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të nisen drejtë Kosovës pa dokumentet që kërkohen.

Këtu është njoftimi i ambasadorit Kasapolli.

Ndërsa, ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Mos u nisni drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës i fton të gjithë bashkatdhetarët që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe pa njohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit.

Sot Ministria ka bërë përpjekje t’ju vije në ndihmë shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë.

Austobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është ndaluar nga autoritetet, ngase Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë (prej nga janë nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Në autobus ndodhen rreth 12 shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët janë shtetas të vendeve të rajonit.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin është nisur pa kërkuar leje nga institucionet e Kosovës dhe pa i ditur masat që janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte tranzit.