Deputetja Musliu- Shoshi kritikon ministren Gërvalla për mungesë të strategjisë për anëtarësim në BE

 

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës ( PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës  (MPJD) për mungesë të strategjisë për aplikim në BE.

Sipas deputetes së PDK-së, MPJD është dashur të vendos marrëdhënie me Spanjën që të paktën të mos dal kundër aplikimit.

“Që Spanja të paktën 24 orë pasi që të dorëzohet aplikimi që të paktën të mos ketë deklarim kundër aplikimit tonë. Po e shohim që s’ke pas asnjë strategji e as një plan. Sot i mbanë të fshehta të gjitha, asnjë nga ky komision nuk ka informacione për politikën e jashtme sepse keni dasht me mbajt të fshehët”, tha ajo në komisionin për punë të jashtme.

Ministrja Gërvalla tha që deklarimet e Musliut janë të pavërteta.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, para pak ditësh, e Spanja e cila nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës ka dalë publikisht kundër këtij aplikimi.