Blerta Basholli tregon arsyen e dorëheqjes nga Drejtoria e Kulturës në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme, Adrian Berisha është emëruar drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës, pas dorëheqjes së Blerta Bashollit.

Kjo e fundit, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar arsyet për dorëheqjen e saj.

Ajo ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje për shkak të angazhimeve në filmin ‘Zgjoi’, në të cilin film, Basholli është regjisore.

“Për shkak të angazhimeve që më kanë dalë si rezultat i suksesit të filmit Zgjoi në ‘Sundance Film Festival’, kam kërkuar nga kryetari Ahmeti të më lirojë nga pozita e drejtores për Kulturë. Kryetari si bashkëpunues i pashoq, si njohës i mirë i filmit, si gjithmonë, më ka mbështetur dhe e ka kuptuar këtë kërkesë timen, për çfarë e falënderoj pafundësisht”, ka shkruar Basholli.

Adrian Berisha emërohet drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës