Adrian Berisha emërohet drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës

Adrian Berisha është emëruar drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’.

Berisha deri më tani ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal.

“Mbështetjen dhe besimin e kryetarit Shpend Ahmeti, do ta marr si obligim për t’i shërbyer qytetit tonë mbarë e me përgjegjësi të plotë. Ndërlidhja e kulturës me arsimin përmes klubeve e programeve të aritit në shkollat e Prishtinës, do të jetë njëri nga projektet primare që do të synojë ta jetësojmë sa më parë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në ‘Facebook’.

Deri më tani Blerta Basholli ka qenë në krye të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.