BIRN Kosova shpall garën e dytë për tri storiet më të mira në efiçiencë të energjisë, mjedis dhe ndryshime klimatike

 

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në partneritet me TV Mreža, ERA Group dhe Bankwatch shpall konkursin e dytë dhe të fundit për tri storiet më të mira gazetareske të botuara në televizion, shtyp dhe online në temat e efiçiencës së energjisë, mbrotjes së mjedisit, ndryshimet klimatike dhe ndikimet e mjedisit në shëndetin e njeriut, brenda projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Storia e parë do shpërblehet me 1,000 Euro, storia e dytë me 800 Euro dhe storia e tretë me 500 euro.

Një juri profesionale e përbërë nga redaktorë/gazetarë dhe profesionistë të fushës do t’i vlerësojë storiet duke u bazuar në disa kritere si:

  • Rëndësinë e stories dhe ndikimin e saj në shoqëri;
  • Adresimi i çështjeve të patrajtuara deri më tani në fushën e efiçiencës së energjisë, mbrojtjes së mjedisit, ndryshimet klimatike dhe ndikimet e mjedisit në shëndetin e njeriut;
  • Gjithëpërfshirja, burimet e nevojshme dhe cilësia e hulumtimit;
  • Në storiet online dhe gazetë do të vlerësohet edhe cilësia e fotografisë dhe ilustrimeve të përdorura/Në storiet TV ose Web TV do vlerësohet edhe kualiteti i figurës dhe kreativiteti në realizimin e stories.

Kush mund të aplikojë?

Të gjitha storiet e publikuara në mediume kosovare, ndërsa përparësi kanë storiet e publikuara në mediumet që janë anëtare të KMShK-së dhe KPM-së.

Aplikuesit inkurajohen që së bashku me storiet të dërgojnë edhe një përshkrim të shkurtë të stories dhe impaktit që e ka pasur storia pas publikimit.

Storiet duhet të jenë të publikuara në mes datave 1 Mars 2020 dhe 28 Shkurt 2021.

Të gjitha aplikacionet për Çmimin e Energjisë dhe Mjedisit në Kosovë do të pranohen deri më 24/03/2021, deri në 23:59, në e-mail adresën: [email protected].

Aplikuesit mund të aplikojnë duke dhënë një përshkrim të shkurtë të stories, dhe impaktit që ka pasur storia pas publikimit të saj dhe t`ia bashkëngjisin linkun e stories dhe ta dërgojnë në email-adresën: [email protected].

Çdo pyetje që ka të bëjë me Çmimin për Energji dhe Mjedis mund të drejtohet në e-mail adresën e përmendur më lart, deri më 14/03/2021 në 23:59.

Gara për Çmimin për Energji dhe Mjedis është e dyta dhe e fundit që do të organizohet brenda projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”.

Aplikimet jo të plota ose aplikimet e dërguara pas afatit kohor nuk do të merren në konsideratë.