Foto: Facebook / Silvio Berlusconi

Berlusconi del nga kujdesi intensiv

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv në të cilën gjendej që nga 5 prilli.

Megjithatë, siç raporton Corriere della Sera, e cila citon vëllanë e tij, Berlusconi vazhdon hospitalizimin por në një njësi të kujdesit normal.

Silvio Berlusconi po trajtohet në spitalin e famshëm “San Raffaele” në Milano.

86-vjeçari ishte shtrirë në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni pulmonar dhe një leukemie kronike.