Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës. Foto: Facebook

Berisha: Vendimi i Kushtetuesës në favor të Listës Serbe

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) e ka quajtur të papranueshëm dhe të pakuptueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i rrëzoi pretendimet e Albert Kinollit dhe Berishës për orkestrim të votave në zgjedhjet e vitit 2021.

Berisha tha se një vendim i tillë krijon pasiguri politike dhe juridike.

Sipas tij kjo do t’i hapë rrugë Listës Serbe që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë më shumë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“E kuptova që është një vendim i papranueshëm. Për pjesën time flet që duhet të bazohet në merita, ne nuk e kemi të qartë se çka ka mendu aty. Unë e kam luftu një krim politik, një orkestrim të Listës Serbe me partitë e afërta me ta… Ky vendim na krijon pasiguri juridike dhe zgjedhore. Ky vendim është në favor të Listës Serbe dhe me këtë vendim në zgjedhjet e tjera ajo do të ketë numër më të madh të deputetëve”- tha Berisha për Dukagjinin.

Ish-deputeti Berisha tha se pavarësisht mospajtimeve me vendimin ai do ta respektojë atë pasi ta shohë vendimin e plotë.