Bekë Berisha - Foto: KALLXO.com

Bekë Berisha: Glauk Konjufcën e kish çu ShIK në AAK, e tani shkoi në LVV

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i ka reagur ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit sot në Kuvend i kërkoi “të shuante” e të mos fliste për diktaturë.

Kurse Berisha tha se po e kursen Konjufcën, duke ia përmendur në disa raste ShIK-un.

“Masi më përmeni Glauku, po e kursej pak. Mirëpo u kanë djalë i ri në Aleancë, e maj men mirë e kish pas çu ShIK-u aty edhe kom pas respekt për to. Dikur u largu prej atyhit, shkoi në Vetëvendosje sigurisht apet me udhëzimet e ShIK-ut, këtu u bo i madh. Kështu që sot po e kursej, por tjetër herë jo. Ka të drejtë kur thotë kush po fol për diktaturën Bekë Berisha, se unë e as kolegët e mi nuk e imagjinojmë dhe as nuk folet për dikaturë”, tha deputeti.

Berisha shtoi se nga qeverisja e LVV-së ka pasur tendencë për diktaturë.

“Kur u maru LDK-ja ia kanë pas qit një dozë të madhe anti-diktaturë, jam dëshmitar, e nuk muni as me ta me bo diktaturë se këtu ka pasur tendencë me u bo diktaturë e me nal fjalën. Hashim Thaçi  nuk është mundu kurrë, me ta janë marr vesh këta, por ju keni dashtë dikaturë me bo ndaj LDK-së, edhe po shihet që kjo mbeti veç tentativë”, tha ai.

“Nëse ju ka kallë dhelprës bishti, nuk është kallë krejt bota. Nuk po e kuptoj pezmin e Vetëvendosjes me neve, juve o ka ju rrëzon profa i nderuar. Nuk e di çka keni me neve”, shtoi ai.

Glauk Konjufca i thotë ‘shuj’ deputetit të AAK-së Bekë Berisha

.