Bekë Berisha - Foto: KALLXO.com

Glauk Konjufca i thotë 'shuj' deputetit të AAK-së Bekë Berisha

Ministri i punëve të Jashtme të Kosovë, Glauk Konjufca i ka thënë deputetit të AAK-së, Bekë Berisha të heshtë, kur ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalimin e tij.

Derisa Konjufca ishte duke folur për kërkesën e LDK-së për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, deputeti Bekë Berisha ia përmendi dikaturën

Reagimi i Konjufcës ishte i çuditshëm.

“Ani Beka kur fol kundër diktaturës. Shujë Bekë, rri qatje allahile pash Zotin, mos na lodhë”, tha Konjufca.

 

.