Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Behgjet Pacollit i lejohet aterimi në Prishtinë

Kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, i është lejuar leja për aterim në Prishtinë nga Zvicra me aeroplanin e tij privat.

Kështu ka njoftuar vet Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar, pos tjerash, se këto veprime po e bëjnë të ndihet i pasigurt në Kosovë.

Gjithashtu Pacolli gjithë situatën e tij për kthim në Kosovë e ka quajtur inskenim dhe “kërcënim”.

“Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”. Gjithë kjo më bën të ndihem i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli në mëngjesin e sotëm ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka lejuar kthimin e tij në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me pretendimet e krytarit të AKR-së dhe deputetit, Behgjet Pacolli, se atij nuk i’u lejua kthimi me aeroplan nga Zvicra në Kosovë.

Ministria tha se deri sot nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga Pacolli.

“Nga mediat u njoftuam me ankesat e Kryetarit të AKR dhe njëherësh deputetit të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Deri më sot në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e z. Pacolli”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërsa Kreshnik Ahmeti, këshilltar i ministrit në detyrë të Jashtëm dhe Diasporës Glauk Konjufca, ka thënë se është e pavërtetë që deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës.

Ahmeti ka shtuar se nuk do të ketë trajtim të vecantë me rastin e Pacollit.

“Por, është e pamundur që Qeveria aktuale të bëj diskriminim të shtetasve të saj. Megjithëse sistemi aktual ekonomik e pamundëson që të jemi të barabartë, prandaj dikush vjen me aeroplan privat e dikush me autobus, para ligjit të gjithë jemi të njëjtë dhe para se gjithash në kohë pandemie shëndeti publik ka rëndësi mbi të gjitha dhe rregullat e vendimet e organeve përkatëse shëndetësore duhet të respektohen. Pra, leje për aterim ka. Por, vullnet për trajtim të veçantë jo”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Pacolli: Qeveria për të cilën e votova kundër rrëzimit po më pengon të kthehem në Kosovë

Pacolli: Qeveria për të cilën e votova kundër rrëzimit po më pengon të kthehem në Kosovë