Bedri Hamza dhe Agim Bahtiri

Bedri Hamza nis punën si kryetar i Mitrovicës

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza nga sot ka marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë.

Hamza gjatë seancës inauguruese të udhëhequr nga asamblisti më i vjetër, Fadil Veseli,  është zotuar për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e qytetarëve mitrovicas.

Pas përfundimit të kësaj seance, Hamza është pritur nga tani ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për t’a bërë dorëzimin e detyrës.

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës kanë bërë betimin edhe asamblistët e rinjë të kësaj komune.

Kuvendi komunal i Mitrovicës përbëhet nga 35 anëtarë. Nga rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, 14 vende i ka fituar PDK, Vetëvendosja i ka fituar 11, LDK ka arritur të siguroj 6 ulëse , dhe nga një vend e kanë fituar AAK, PD, AKR dhe FD.

Bedri Hamza kishte fituar Mitrovicën në rundin e parë të zgjedhjeve lokale me rreth 54% të votave, kështu që pas tetë viteve ky qytet nuk do të udhëhiqet nga Agim Bahtiri.

Bahtiri pas rezultateve kishte uruar Hamzën për fitore duke pranuar humbjen e tij.