Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bahtiri tregon pse u ndëprenë punimet në lumin Ibër

Sonte gjatë debatit “Jeta në Komunë “ kryetari i Mitrovicës se Jugut, Agim Bahtiri, ka treguar për ndërprerjen e punimeve për rregullimin e shtratit të lumit Ibër nga ana e palës serbe në pjesën veriore të Mitrovicës

“Në kemi nënshkruar kontrata me ministrin e Ambientit. Ne nuk kemi dhënë vlerën e pareve që jepen nga komuna për arsye se ende s’ka ardhë puna me u kry për qeto të dhena nga Ministria e Ambientit. Në jemi në aspekt shumë të rëndë për punime në Ibër dhe Sitnicë ky projekt ka filluar vitin e kaluar jemi në situatë të vështirë sepse pala serbe nuk po lejon që të punohet në pjesën e veriut… Është duke u punuar në pjesën e jugut dhe po bëjmë përpjekje maksimale që ky projekt të vazhdojë edhe pjesën e veriut“, tha Bahtiri.