Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bahtiri habitet me gjetjet e KALLXO.com, premton ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë

Gjendja në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është e mjerueshme.

Muri i mbushur me myk, çatia e zbuluar, banjo në gjendje të mjerueshme e mure të çara, mund të shihen edhe me sy të lirë në këtë Qendër ku kontrollohen deri në 20 pacientë në ditë.

Në emisionin “Jeta në Komunë “, kryetari Agim Bahtiri ka thënë se do të ndërtohet një Qendër e re e Mjekësisë Familjare në Koshtovë.

“Ka shumë që janë renovuar, në Koshtovë ka me u ndërtu e re… Do të përfundojë vitin e ardhshëm“, tha Bahtiri.

Agim Bahtiri ka mbetur i befasuar nga pyetja e për mosfunksionimin e një pajisjeje të EKG në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Zhabar të Poshtëm të Mitrovicës.

Kjo EKG është jashtë funksionit për arsye se stafi i Qendrës nuk është trajnuar për përdorimin e saj.

Kurse lidhur me sigurimin e një laboratori për analiza dhe të një EKG në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë, i pari i Mitrovicës ka thënë se do të shohë mundësinë për sigurimin e tyre.