Policia e Kosovës

Babë e bir përleshen me dhëndrin, të tre përfundojnë prapa grilave

Të premten, në Çagllavicë, pas një mosmarrëveshjeje, babë e bir janë përleshur me dhëndrin e tyre, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas forcave të rendit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje babë e bir meshkuj  kosovarë janë përleshur me dhëndrin e tyre mashkull kosovar. Të lënduarve i është dhënë tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.