Avokati Julius von Bone: Gjykata zbatoi ligjin më të pafavorshëm për Salih Mustafën

Salih Mustafa ka dorëzuar dosjen e apelit kundër vendimit më të cilin ai u dënua me 26 vjet burgim.

Dhomat e Specializuara të Hagës e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, për tre akuza për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar dhe torturimin e të paktën gjashtë të burgosurve, dhe vrasjen e një të burgosuri.

Gjykata gjeti se Mustafa ka kryer krimet kundër të burgosurve civilë në një qendër paraburgimi në fshatin Zllash, derisa ishte komandant në Zonën Operative të Llapit të UÇK-së.

Për këto akuza, Salih Mustafa nga shkalla e parë u dënua me 26 vjet burg por avokati i tij, Julius von Bóné ka paraqitur një sërë ankesash dhe shkelje me rastin e shqiptimit të dënimit.

Von Bóné ka konsideruar se është shqiptuar një dënim më i lartë karahsuar me rrethanat.

“Me dhënien e dënimit me 26 vjet burgim TP ka shqiptuar një dënim i cili ishte kapriçioz dhe manifestohet i tepruar në të gjitha rrethanat. Dënimi me 26 vjet është i tepërt për këto arsye: a) Duke pasur parasysh faktin se ankuesi është 50 vjeç, dënimi është 26 vjet praktikisht njësoj si burgimi i përjetshëm. b) Nuk ka mundësi faktike për ndonjë rehabilitim duke marrë parasysh jetëgjatësinë e njerëzve në Kosovë si vendi më i varfër në Evropë. c) Ankuesi në fakt nuk do të ketë mundësi për jetë familjare në në përputhje me standardet e përcaktuara nga konventa evropiane e të drejtat e njeriut. (Citim: Kushtetuta e Kosovës dhe GJEDNJ). d) Për të njëjtin lloj krim nuk ekziston asnjë dënim i vetëm në gjykatat ndërkombëtare”- thuhet në dosjen e avokatit.

Avokati tutje ka cekur se trupi gjykues nuk ka zbatuar dispozitat e duhura ligjore.

“Mbrojtja parashtron se dënimi prej 26 vjetësh burgim bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës të vitit 2019. Në parag. 772 deri parag. 777 i aktgjykimit, trupi gjykues gaboi pasi kishte keqzbatuar qëllimet  në parag. 775 dhe para. 776 i aktgjykimit. Trupi gjykues jep një vlerësim që nuk ka asgjë të bëjë me dispozitat ligjore të së drejtës materiale as brenda ligjit të Kosovës dhe as për atë qëka të bëjë me të drejtën zakonore ndërkombëtare. Të gjitha janë argumente jashtëligjore të cilat nuk supozohet të përdoren në gjykatë. Mbrojtja parashtron se trupi gjykues gaboi pasi përdori një standard të pasaktë dhe përdori në mënyrë të jashtëligjshme argumentet, prandaj dënimi duhet të prishet”- thuhet mes tjerash në ankesë.

Mbrojtësi Von Bone ka cituar se gjykata gaboi në zabtimin e parimit ‘lex mitior’ duke aplikuar ligjin më të pafavorshëm për Mustafën.

“TP nuk zbatoi parimin ‘lex mitior’, pra duke shkelur të drejtat kushtetuese të ankuesit dhe si pasojë e dënimit një pjesë e aktgjykimit është e pavlefshme. Sa i përket të pandehurit, ky parim është shkelur, sepse është zbatuar ligji i pafavorshëm për të pandehurin, për faktin se Kodi Penal i Kosovës parasheh burgim afatgjatë deri në 40 vjet, ndërsa ligji që ishte në fuqi parashikonte dënim deri në 15 vjet burgim. Sipas standardit të zbatimit të ligjit më të favorshëm (lex mitior), nëse ligji ka ndryshuar disa herë pas kryerjes së veprës penale deri në fund, në aktgjykim zbatohet ligji që është më i favorshëm për të pandehurin dhe se situata në fjalë, më e favorshme është rregullorja e UNMIK-ut, e cila e hoqi dënimin me vdekje dhe e la CLY në fuqi e cila parashikon 15 vjet”- thuhet në ankesën e avokatit.

Avokati ka deklaruar se trupi gjykues nuk ka ndjekur në asnjë mënyrë parimet dhe praktikën e përgjithshme të dënimit të TP ish-Jugosllavisë në kohën e komisionit. Sipas tij, gjykata nuk mori parasysh gamën e dënimeve të shqiptuara ndaj personave të dënuar vepra të ngjashme, as të gjykatave në Kosovë, as të TPNJ-së dhe Tribunalit të Ruandës.

“Gjykata në rastin konkret, në peshimin e dënimit dhe në caktimin e tij, zbatoi ligjin i cili nuk ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Gjykata, duke e dënuar të pandehurin me 26 vjet burgim, ka shkelur një parimi themelor “Nulum crimen, nulla poena sine lege” që do të thotë “nuk ka kriminel, vepër penale dhe sanksion penal nëse në momentin e veprimit nuk është paraparë me ligj’- thuhet në dosjen e avokatit.

Mbrojtësi Von Bone ka argumentuar se në rastin e Mustafës dënimi nuk duhet të jetë më shumë se 15 vjet burgim.

“I pandehuri akuzohet për veprat penale të kryera gjatë vitit 1999 kur E drejta penale e Jugosllavisë (CLY) ishte në fuqi, ku neni 38 par. 1 i këtij ligji parashikon: “Dënimi me burgim nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë ditë dhe as më shumë se pesëmbëdhjetë vjet”. Ndërsa par. 2 i të njëjtit ligj parashikon se: “Për veprat penale për të cilat vdekja është paraparë dënim, gjykata mund të shqiptojë edhe dënim me burg deri në njëzet vjet”. Me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 199/24 datë 12.12.1999, i cili ka hyrë në fuqi më 10. Qershor 1999 u hoqën dënimet me vdekje dhe u hoqën dënimet me burgim afatgjatë nuk përcaktohet si zëvendësim, me këtë ndryshim bazën ligjore për mundësinë e shqiptimi i dënimit me 20 vjet burgim është hequr gjithashtu, dhe se ka mbetur dënimi maksimal me pesëmbëdhjetë vjet burgim. TP konsideroi se disipozitat e dënimeve të zbatueshme sipas KPRSFJ tregojnë se më së shumtim krimet e rënda si krimet e luftës morën dënimet më të rënda”- thuhet në ankesën e avokatit.

Mes tjerash avokati u shpreh se trupi gjykues gjithashtu nuk i ka marr parasysh dispozitat e parapara në ligjet e Kosovës.

“Në përcaktimin e dënimit TP peshoi faktorët e mëposhtëm a. peshën e krimeve dhe pasojat e tyre b. kontributin personal për krimet c. rrethanat individuale. Në parag. 828, TP peshoi dhe balancoi këta faktorë. Në kundërshtim me nenin 44 (2) (a) të Ligji për KSK-në, TP-ja nuk e ka marrë fare parasysh diapazonin e dënimit për krimin të parapara me Ligjin e Kosovës në kohën e kryerjes”-thuhet mes tjerash në ankesë.

Sipas Von Bone, Salih Mustafa po ashtu u gjet fajtor për torturimin e të paktën 6 personave. Megjithatë, gjetjet e gjykatës numërojnë vetëm rastet në të cilat ai mori pjesë në torturimin e vetëm dy personave.

“TP gaboi kur e dënoi Mustafën për pikën 3 të aktakuzës në bazë të kryerjes në raport me gjashtë persona dhe jo në dy persona. Prandaj, TP gaboi në masën e dënimit të aplikuar pa marrë parasysh gjetjet e veta, konsideratat dhe rrjedhimisht duke aplikuar një dënim (prej 22 vitesh) tepër të ashpër në lidhje me krimet e tij aktuale për të cilat ai u shpall fajtor”- ka sqaruar avokati.

Julius von Bone u shpreh se kjo gjykatë gaboi edhe në peshimin e rrethanave rënduese.

“TP megjithatë përdori natyrën dhe peshën e krimit si rrethana rënduese. Kjo mund të shihet në paragrafin 826 ku TP nuk jep ndonjë peshë ndaj rrethanave individuale të ankuesit duke marrë parasysh natyrën dhe peshën e krimet e provuara dhe kontributi i tij në to si i vetmi faktor. Prandaj, TP gaboi kur peshonte rrethanat individuale të ankuesit kundrejt natyrës dhe peshës së krimeve dhe kontributit të tij në to”-ka thënë mbrojtja.

Mbrojtja në përfundim të ankesës ka  kërkuar ndryshimi e dënimeve për pikat 1,3 dhe 4, që të zëvendësohen me: shfajësimet për çdo akuzë; ose urdhër për kthimin e çështjes tek shkalla e parë  apo nëse vërtetohen ndonjë/të gjitha dënimet të shqiptohet ulje dënimi.

Ish-komandanti “Cali” në dhjetor të vitit 2022 nga Gjykata Speciale në Hagë u dënua me 26 vjet burgim.

Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas Prokurorisë, ai bashkë me pjesëtaret e tjerë u kishin shkaktuar viktimave vuajtje dhe dhimbje shumë të rënda me synim që të merrnin informata ose deklarata.

Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellë personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.