Stand-up comedy 'Na'. Foto: Facebook/Avni Shkodra

Avni Shkodra publikon të dielen stand-up komedinë ‘Na’

Këtë të diele, më 30 gusht 2020 duke filluar nga ora 18:00, do të publikohet në rrjetet sociale stand-up komedia, “Na” e aktorit Avni Shkodra.

Aktori Shkodra ka bërë të ditur se kjo komedi do të publikohet në Youtube dhe në rrjetet sociale.

“Stand-up comedy “Na”, do të publikohet si video premierë, këtë të diel më 30 Gusht 2020 nga ora 18.00, në Youtube dhe në rrjete sociale. Raportet e shoqërisë kosovare me veten dhe botën, do të trajtohen në këtë video me kohëzgjatje prej rreth dhjetë minutave.”, ka shkruar aktori gjilanas, Avni Shkodra në Facebook.

Stand-up comedy ‘Na’. Foto: Facebook/Avni Shkodra