Asamblisti i LDK-së në Prishtinë Fisnik Osmani jep dorëheqje
Asamblisti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.
Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.
“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” – tha Kupina.
Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .
Zgjedhja e Osmanit në krye të Termokosit është bërë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe me praktikën e intaluar nga bordi i Koroporatës Energjetike të Kosovës me rastin e eliminimit të Blerand Stavilecit nga gara për kryeshef të kësaj kompanie për shkak të kaluarës së tij. Edhe në rastin e Blerand Stavilecit, konkursi ishte asistuaar nga BDO-ja.
Në atë kohë ishte kërkuar një interpretim i ligjit për Ndërmarrjet Publike nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria për Zhvillim Ekonomik nëse në krye të ndërmarrjeve lejohen të zgjedhen personat me të kaluar politike.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes Zyrës së Kryeministrit kishte thënë se kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjeve publike të Kosovës duhet të jetë i pavarur, ashtu siç kërkohet edhe për anëtarët e tjerë të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Pra, asnjë person që në 36 muajt e fundit ka pasur poste politike në institucione apo në parti politike nuk mund të zgjedhet në krye të menaxhmentit të një ndërmarrje publike.
“Në përmbledhje dhe në bazë të dispozitave të legjiscalionit në fuqi për ndërrmarje publike, konsiderojmë se bordi i drejtorëve të KEK-ut, me rastin e përzgjedhejs së kryeshefit ekzkeutiv, duhet të veprojë bazuar në neni 21 të Ligjit për Ndërmarrjes Publike, i cili ekzluzivisht ka të bëjë më zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të NP-së i cili sqaron se përsoni që është ose në cfarëdo kohe, gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartësi i një posti udhëheqës ose vendimarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet kryeshef ekzekutiv i ndërmarjes publike”- thuhet në interpretimin e MZHE-së të lëshuar përmes Zyrës së Kryeministrit.
Asamblisti i LDK-së zgjidhet kundërligjshëm kryeshef i Termokosit
Shënim: Artikulli është përditësuar, më 19 shtator në ora 21:09,me interpretimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike që është dhënë nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyra e Kryeministrit.