Arrijnë pakot e supozuara me fletvotime nga diaspora

Komisioni Qendror Zgjedhor ka pranuar sot 1 mijë e 259 pako të supozuara me fletëvotime të cilat kanë arritur nga jashtë Kosovës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ekipi i KALLXO.com ka vëzhguar nga afër procesin e pranimit nga përfaqësuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ)-së.

Vëzhgues të pranishëm ishin edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Transferimi i pakove nga dy postat u krye nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Pakot e supozuara me fletëvotime, u transferuan për në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.