Arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh pasi forcat etnike armene pajtohen të çarmatosen

Njëzet e katër orë pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë në Nagorno-Karabakh, forcat etnike-armene kanë rënë dakord me kushtet ruse për një armëpushim.

Një nga kërkesat kryesore që forcat e Karabakut i kanë pranuar është propozimi për çarmatim të plotë.

Rreth 120,000 armenë etnikë jetojnë në enklavën e Kaukazit Jugor, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Tri vjet më parë, Azerbajxhani i rimori në kontroll zonat në dhe përreth Karabakut dhe kërkoi një dorëzim të plotë të martën.

Zyrtarët e Karabakut thonë se të paktën 27 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur që kur ushtria e Azerbajxhanit filloi operacionet “anti-terror”.

Presidenca e Azerbajxhanit thotë se zyrtarët do të takohen të enjten me përfaqësuesit armenë të Karabakut për bisedime mbi “çështjet e riintegrimit” në qytetin e Azerbajxhanit Yevlakh.

Qyteti është rreth 100 km në veri të kryeqytetit rajonal të Karabakut, Khankendi, i njohur si Stepanakert nga armenët.

Udhëheqësit në enklavë thanë në një deklaratë se përmes ndërmjetësimit të kryer nga paqeruajtësit rusë, është arritur një marrëveshje për një ndërprerje të plotë të armiqësive nga ora 13:00 me orën lokale të atjeshme.

Megjithatë, shpërthime të forta ende mund të dëgjohen në kryeqytetin rajonal menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit./BBC/BBC

Përgatiti: Nuhi Shala