Ilustrim

Arrestohet shtetasi gjerman, dyshohet se tentoi t’i marr me dhunë fëmijët e tij

Policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Gjermanisë i cili pas disa mosmarrëveshjeve që kishte me bashkëshorten e tij, ka shkaktuar dhunë në familje duke tentuar t’i marr me dhunë dy fëmijët e tyre.

Përmes një komunikate policia bënë të ditur se rasti është raportuar më 19 gusht rreth orës 23:40 në Shtime.

“Mbrëmë, rreth orës 23:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahmet Shtimja” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull, shqiptar ,shtetas i Gjermanisë,  i moshës 48 vjeçar,  i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare,  shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia potencon se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa viktima H.S kthehet te prindërit e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.