Arrestohet për vjedhje në tentativë, Policia i gjejnë të dyshuarit armë, thika dhe pajisje tjera

Një burrë në Prishtinë është arrestuar sot nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dëmtim prone”, “Vjedhje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprake është kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit M.C. 48 vjeçar ku Polica kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:

-Pajisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,

-18 çelësa të modifikuar, pajisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës

-Një pistoletë me gaz “Walter”

-Dy armë metali shkrepës,

-Dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës” etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.