Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Arrestohet pasi dyshohet se mori ryshfet 550 euro për paraqitjen e provimit të patentë shoferit
14.7.2021 - 21:01
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka marrë ryshfet për paraqitjen e provimit të patentë shoferit.
I dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetarit 550 euro në këmbim të mundësimit të paraqitjes së provimit për patentë shofer.
Personi i arrestuar është R.Z. (1961).
I arrestuari është ndaluar për 48 orë.