Ilustrimi: Pixabay

Arrestohet një person pasi kërcënoi dy burra përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Klinë pasi i njëjti kishte kërcënuar dy persona tjerë.

Sipas policës kërcënimi ishte bërë përmes rrjeteve sociale.

Në raportin policor thuhet se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 4 janarit të këtij viti.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë policia.

KALLXO.com vazhdimit ka raportuar për ngjarje të tilla.

Në gusht të vitit të kaluar për të njëjtën vepër penale ishte arrestuar një burrë nga Prishtina, i cili kishte kanosur një vajzë përmes rrjeteve sociale.