Ilustrim

Kanosi përmes rrjeteve sociale një vajzë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se e ka kanosur një vajzë përmes rrjeteve sociale.

Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht dhe pas hetimeve të ndërmarra nga Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar më 6 gusht.

Pas arrestimit nga ana e policisë, i dyshuari është paraqitur në zyrat e hetimeve për intervistë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.