Policia/Ilustrim

Arrestohet një person nën dyshimin për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka trafikuar një vajzë të mitur.

Organet e rendit e kanë cilësuar veprën e dyshuar si ‘trafikim me njerëz’. Personi i ndaluar, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.