Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar, Policia jep detaje mbi plagosjen e tre personave natën e mbrëmshme

Është arrestuar një person i cili për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy personave, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për shkak te lëndimeve të marra personat e sulmuar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Po ashtu raportohet se në të njëjtin rast, një person tjetër ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit me thikë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’.

Në vend ngjarje kanë dal njësite relevante të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe dy thika.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, që pretendohet që është përdorur në rast si dhe tre fishekë.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.

Plagosje e trefishtë në Prishtinë