Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia jep detaje për plagosjen te “Kafet e vogla” në Prishtinë

Mbrëmë në rreth orës 22 te “Kafet e vogla” në Prishtinë të cilat gjenden në rrugën “Fehmi Agani” një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i dyshuar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi ndodhi rasti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare dhe pas marrjes së ndihmës, është konstatuar se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Policia deri më tani nuk ka njoftuar nëse ka arritur që ta identifikoj personin e dyshuar për plagosjen e mbrëmshme.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet policore.