(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Syla: 17 pacientë janë pranuar në Klinikën Emergjente, njëri është në rrezik për jetën

17 persona të plagosur në incidentin me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se 7 prej tyre janë të plagosur me armë zjarri dhe 10 të tjerë nga mjetet prerëse, si xhamat, e edhe me mjete të tupitura.

Njëri prej të plagosurve me armë zjarri është në rrezik për jetën, ndërsa 6 të tjerët janë në gjendje stabile.

Disa persona janë plagosur të premten rreth orës 23:30 nga të shtënat me armë zjarri e nga xhamat e thyer.

Të plagosurit, sipas Policisë, janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, në incidentin që ka ndodhur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës disa persona janë plagosur me armë zjarri e nga fragmentimi i qelqit.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore janë duke i kryer hetimet e nevojshme.

Disa prej të plagosurve janë dërguar në QKUK.