Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për therjen me thikë në Prishtinë, një tjetër në arrati

Një person është arrestuar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy persona mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari i dytë gjendet në arrati.

Njësitë relevante policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur, ka njoftuar PK.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në lagjen “Mati” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.

Therje me thikë në Prishtinë, dy të lënduar