
Ilustrim
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Gjakovë
05.9.2023 - 11:32
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për fajde në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, para organeve të drejtësisë është paraqitur i dyshuari.
PK ka thënë se rasti për të cilën i arrestuari dyshohet ka ndodhur më 26 janar 2022.
I dyshuari, përpos fajdeve po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.