Biznesmeni Bedri Rexhepi, Foto: KALLXO.com

Arrestohet një grua për rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi

Në grua është arrestuar të premten në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit Armend Hamiti, i cili ka thënë se aktualisht janë në fazë të hetimeve dhe nuk mund të japin detaje shtesë.

“Po është arrestuar dje, nuk mund të jap më shumë detaje për shkak se aktualisht jemi në fazë të hetimeve”, tha Hamiti.

Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill 2021 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Zhdukja e biznesmenit nga Prishtina, familja dyshon te klienti i tij