Ilustrim

Arrestohet një grua në Mitrovicë, dyshohet se e kanosi ish-bashkëshortin përmes telefonit

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nën dyshimin se ka kanosur një person përmes mesazheve në telefon.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:48 në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë, e dyshuara e kishte kanosur ish-bashkëshortin e saj.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.