Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Arrestohet një burrë që sulmoi fizikisht një person në Lipjan

Një burrë është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht një person duke e goditur atë me grushte.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datën 5 korrik rreth orës 16:00 në Lipjan.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.