Ilustrim

Arrestohet i dyshuari, sulmoi fizikisht kunatën e tij

Një burrë është arrestuar në orët e mbrëmjes së kaluar në Kaçanik pasi dyshohet se sulmoi fizikisht kunatën e tij.

Përvec sulmit i njëjti dyshohet se i kishte dëmtuar të njëjtës edhe derën e hyrjes së një dhome të shtëpisë.

Nuk dihen arsyet që dërguan deri te sulmi nga burri ndaj gruas së vëllait të tij.

Policia tashmë ka njoftuar se i njëjti është arrestuar dhe më pas është intervistuar.

Prokurori kujdestar ka vendosur që i njëjti të dërgohet në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.