Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Fier

Forcat policore kanë arritur ta kapin autorin e dyshuar të ngjarjes që ka ndodhur më 26 tetor në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A.T., 50-vjeçar.

Pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera është arritur të kapet i dyshuari F.H., 52-vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T. ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale – vrasje me paramendim dhe – mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak.