Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për tri vjedhje në një kompani në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tri vjedhje në një kompani në Gjilan.

Dyshohet se i personi i arrestuar brenda një periudhe kohore ka kryer tri vjedhje në të njëjtën kompani.

I dyshuari ka vjedhur 27 bateri te kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 pjesë përcjellëse të orëve matëse.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.