Arrestohet i dyshuari pasi vdes viktima që e kishte sulmuar ditë më parë

Policia e Kosova ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, i cili më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht një person tjetër në Shtërpcë.

Sipas pasojë e sulmit, viktima ka vdekur derisa ai ishte në tretman mjekësor.

“Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”- ka thënë policia.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.