Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet i dyshuari në Pejë, i gjenden thika, boksa metalikë, elektroshok e sprej (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve.

Te i dyshuari Policia ka gjetur dhe sekuestruar: Dy sprej “OC Body Guard”, katёr elektroshok “Dimming Light”, mjete te mprehta (thika) e boksa metalikë.

I njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Sipas Policisë, i njëjti është arrestuar nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё.