Momenti kur gazetarët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq, 16.06.2023

Arrestohet edhe një i dyshuar tjetër për sulmet fizike ndaj gazetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve javëve të fundit në 4 komunat veriore.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar e në Jarinje është arrestuar Dalibor Spasiq, i dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarëve.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste” – ka shkruar tutje Sveçla.

Policia e Kosovës po ashtu të premten ka arrestuar edhe një person tjetër që dyshohet se ka sulmuar fizikisht ekipin e KALLXO.com në Leposaviq.

Arrestohet i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarëve të KALLXO.com në Leposaviq

KFOR ka reaguar për sulmin e djeshëm ndaj gazetarëve në Leposaviq dhe për faktin që nuk kishte reaguar për të menaxhuar situatën. Sipas KFOR, Policia e Kosovës mbetet përgjegjës për sigurimin e ligjit në veri.

KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve: Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit