Arrestohet e dyshuara, sulmon një grua dhe dëmtoi kafiterinë e një tjetri

Një grua nga Fushë Kosova është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar një grua tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara po ashtu ka dëmtuar kafiterinë e një personi i cili ka parashtruar ankesë në Polici.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.