Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për dhunë ndaj gruas së tij

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për dhunë në familje.

I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, lidhur me rastin viktima ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 24 nëntor, ndërsa është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Një grua shtatzënë u vra më armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Dorasi dyshohe të jetë bashkëshorti i saj, i cili sipas Policisë së Kosovës, ende është në arrati.

I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë, ende në arrati