Arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt burri që dyshohet se rrahu bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, por Pastaj me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se viktimë e dhunës në familje është një grua nga Mitrovica dhe se i dyshuari është bashkëshorti i saj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 30 gusht.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt”- thuhet në raportin policor.

Ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.